Harrojeni punën e luftës, kujt i ka mbetur qejf me luftuar, s`kam çka i bëjë.
Kështu ka thënë kryekuvendari Kadri Veseli pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së Kuvendit.
Ky reagim i numrit një të Kuvendit erdhi si kundërpërgjigje ndaj një deklarate të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i cili ditë më parë tha se më 1 shtator, përveç që kanë arritur ta ndalin marrëveshjen e Demarkacionit , kanë arritur që ta ndalin edhe luftën, njofton Klan Kosova.
Veseli më tutje ka theksuar se nevojitet konsensus nacional për çështjen e kufirit me Malin e Zi, ndërsa ka shtuar se nuk di asgjë për kushtet e serbëve.