Veseli ia mësyn për investime Emirateve Arabe

Kryekuvendari, Kadri Veseli, është pritur në takim të veçantë nga ministri i Punëve të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Në këtë takim, Veseli dhe Sheikh Abdullah kanë diskutuar për investimet direkte të Emirateve të Bashkuara Arabe në Kosovë.

Kryediplomati i Emirateve tha se në bashkëpunim me kreun e legjislativit kosovar do ta organizojnë një forum të madh investiv për Kosovën në Dubai.

Ai tha se forumi duhet të bëhet në Dubai pasi ka mundësi t’i ftoj investitorët më të mëdhenj të Emirateve të Bashkuara Arabe dhe rajonit.

Sheikh Abdullah ka kërkuar nga Veseli që Kosova në këtë forum të investitorëve, të paraqet plane konkrete për investimet direkte në Kosovë.

Emiratet e Bashkuara Arabe janë vendi i parë arab që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme