Veseli: Jam i bindur se nesër do të votohet Demarkacioni

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka konfirmuar që seanca e Kuvendit të Kosovës do të mbahet nesër me fillim prej orës 11:00, raporton “Zeri.info”

“Kryesia ka vendosur që nesër të mbahet seancë e jashtëzakonshme në një pikë të vetme të rendit të ditës. Nesër politika ka rastin të bashkohet pa asnjë dallim. Është e rëndësishme për qytetarët tanë sepse ndërlidhet me lëvizjen e lirë. Unë besoj se nesër do ta kenë parasysh depuetetët këtë çështje që të veprojnë mbi inatin e së shkuarës. Shënjimi i kufirit duhet të kalojë dhe jam i sigurt që do të kalojë sepse besoj në deputetët tanë. Ajo çka kisha kërkuar është që të kemi besim”, ka thënë Veseli.

“Nesër gjërat janë të qarta në seancë. votohet shënjimi i kufirit me Malin e Zi dhe ratifikohet marrëveshja e kufirit”, tha ai.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme