Veseli: Kemi orientim Perëndimor

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, pas takimit me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolovatha se shteti i Kosovës ka orientim perëndimor dhe synon në mënyrë të palëkundur integrimet EuroAtlantike.

“Kemi orientim Perëndimor, integrimet EuroAtlantike janë jetësorë për neve. Nuk janë vetëm prioritet politik, por janë vet identiteti ynë. Ne do të vazhdojmë orientimin në rrugën e integrimeve EuroAtlantike, në mënyrë të palëkundur. Do të përmbushim çdo standard dhe kriter në këtë rrugëtim, i cili kërkohet nga Kosova. Kosova nuk është më as shtet as shoqëri konsumuese e stabilitetit por është vet kontribuues në stabilitet. Do të vazhdon reformat e fuqishme të përmirësimit të ambientit investues në Kosovë”, tha Veseli.

Veseli deklaroi se do të ketë komunikim të vazhdueshëm në mes pozitës dhe opozitës.

Ai u zotua se do të vazhdohet me kursin e promovimit të drejtave të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Veseli: Do t’i promovojmë të drejtat e komuniteteve

“Në mënyrë që Kosova të bëhet edhe fuqi e zhvillimit ekonomik, do të vazhdojmë edhe me kursin e komunikimit brenda pozitë-opozitë, dialogut brenda, do të vazhdojmë kursin e promovimin e të drejtave të gjitha komuniteteve të cilat janë në Kosovë, që Kosova të jetë në vend shembull i stabilitetit dhe bashkëjetesës multietnike. Në të njëjtën kohë do të vazhdojmë procesin e forcimit të sovranitetit dhe shtetësisë së Republikës së Kosovës, i cili është po ashtu i njëjtë imperativ, jetësor, për çdo qytetarë në republikën e Kosovës, tha Veseli.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme