Veseli: Nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe nuk duhet të lejojmë krijimin e pushteteve paralele

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë, ka kërkuar nga të gjitha partitë që të tregojnë unitet.
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në deklaratën e tij për media pas mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë, ka kërkuar nga të gjitha partitë politike në vend që të bashkohen kundër Serbisë, raporton lajmi.net.

Sipas Veselit, e rëndësishme në këtë moment është ballafaqimi me Serbinë dhe se sipas tij, duhet të harrohen për momentin interesat politike.

“Po shpresoj se jemi në rrugë të mirë për të pasur konsensus i cili është edhe në interes të qytetarëve mbrojtja e sovranitetit, mbrojtja e shtetit, edhe në të njëjtën kohë ruajtja e partneriteti me bashkësinë ndërkombëtare. Ky besoj se do të jetë reflektim edhe pse pata një propozim që të fillonim nga sot që të kemi një harmonizim të rezolutës së përbashkët. Ajo çfarë dua ta përçoj si mesazh te të gjithë qytetarët, qëllimi ynë është që të jemi bashkë, nuk është qëllimi cili e bën iniciativën, cili përfiton në këtë moment shumë ndjeshëm politikisht. Duhet të evitojmë interesat tona elektorale për momentin dhe të orientohemi te ballafaqimi me një sfidë e cila nuk është e lehtë dhe ajo është Serbisë”, deklaroi Veseli.

Ai po ashtu i siguroi të gjithë qytetarët e vendit që partitë politike, institucionet e Kosovës dhe bartësit e saj janë duke punuar në ruajtjen e sovranitetit dhe kushtetutshmërisë së Kosovës.

“Në të njëjtën kohë, qytetarët e Kosovës duhet të jenë të sigurt në partitë politike, në institucionet e Republikës së Kosovës dhe në bartësit e tyre për mbrojtjen e sovranitetit, kushtetutshmërisë, integritetit dhe në të njëjtën kohë për moslejimin e krijimit të pushteteve paralele të cilat do të mund ta dëmtonin Kosovën aktualisht por në të njëjtën kohë do të mund ta ndanin nesër. Kjo është e papranueshme. Edhe do të kemi seancë të rregullt parlamentare të enjten për të thënë që të mërkurën do të vazhdojmë me pikat e papërfunduara të cilat janë të bartura nga seancat e mëparshme. Shpresojmë që do të votohen të gjitha projektligjet që janë në agjendën e Kuvendit të Kosovës”, deklaroi më tutje Veseli, raporton lajmi.net.

Më tutje Veseli ka thënë se politikanët duhet të bashkohen në platformën nacionale dhe të ballafaqohen me Serbinë.

“Ne e kemi një drejtim, të bëhemi bashkë në platformën nacionale. Pak më bën përshtypje në këtë moment qëndrimi edhe i partisë sime. Ajo çfarë do ta bëj ditën e mërkurë do të jetë orientimi që t’i afrojmë me çdo kusht, që të kemi një qëndrim të përbashkët nacional çështjen e ballafaqimit me Serbinë, ruajtjen e Kosovës dhe partneritetin me bashkësinë ndërkombëtare. Unë shpresoj se do të arrijmë dhe ftoj edhe partnerët tanë nga opozita që për momentin të lënë egot dhe inatet të cilat mund të jenë, por edhe interesat. Ta lëmë një herë këtë pjesën në ballafaqimin me Serbinë pastaj kemi kohë të merremi me gjërat tjera më të thjeshta do ta konsideroja unë siç është lufta për pushtet në partitë tona politike”, u shpreh Veseli.

Kreu i Kuvendit, u shpreh i sigurt dhe siguroi të gjithë qytetarët e vendit se nuk do të ketë ndarje të Kosovës, por siç tha ai, nuk duhet të lejojmë krijimin e pushteteve paralele të cilat sipas tij, në të ardhmen Kosova do të mund të gjendej në një situatë aspak të mirë.

“Ndarje nuk do të ketë kurrë, por ne nuk duhet të rrezikojmë ndarjen tonë e cila mund të na krijojë një situatë imponuese duke përfituar Serbia dhe të krijojë edhe partner për ta dëmtuar Kosovën. Ne sot duhet të mendojmë çfarë duhet të ndodhë pas 10-20 viteve ku ndoshta shumica prej nesh kjo klasë politike nuk do të jetë aktive në politikë. Nuk duhet të lejojmë në asnjë mënyrë që të krijohen situata të cilat mund ta paralizojnë, mund të krijojnë pushtet të ri e jo më ndarje në mes të Kosovës. Por nëse shkojmë ne të ndarë dhe po i lëmë mundësinë Vuçiqit që ta tregoj veten të moderuar, kjo është e dëmshme dhe do ta dëmtoj Kosovën për arsye se derisa ne po shihemi mes vete Vuçiqi po promovon dialogun, partneritetin dhe të në njëjtën kohë jam shumë i sigurt se nuk është i gatshëm që ta bëj një gjë të tillë, por po përfiton nga mungesa e unitetit brenda politik kosovarë”, deklaroi Veseli.

Ndryshe në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit u vendos që seanca e jashtëzakonshme për dialogun me Serbinë të mbahet të mërkurën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme