Veseli: Nuk do të lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli tha të hënën pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se situata e krijuar me trenin ka qenë një provokim artificial nga ana e Serbisë, ndërsa u shpreh se qytetarët e Kosovës duhet të kenë besim të fuqishëm në sovranitetin e Kosovës.

Kreu i Kuvendit të Kosovës vlerësoi se Serbia me manipulime të tilla po tenton ta mbajë peng Kosovën.

“Situata është serioze, por qytetarët duhet të ndjehen të sigurt. Mos të ndjehen të kërcënuar. Nuk lejojmë mure dhe trena të Serbisë në Kosovë. Serbia ka marrë fund një e 700 vjet në Kosovë”, u shpreh Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Ai u shpreh i  bindur se muri do të largohet, ndërkaq institucionet e Kosovës do ta marrin përsipër si aspektin financiar, ashtu edhe rrëzimin e tij.

“Murin do të largohet… A do të ndodhë me një 1 shkurt apo me 17 shkurt, kjo do të ndodhë jeni të sigurt për këtë”, ka thënë Veseli.

Kreu i legjislativit ka folur edhe për demarkacionin me Malin e Zi, për të cilën tha se duhet të përfundojë këtë vit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme