Veseli rrëfen takimin Isa Mustafa-Dusko Markovic për demarkacionin në Shkodër më 2016

Kryetari aktual i Kuvendit, Kadri Veseli, ka rrëfyer në Zona B të Klan Kosova se si në dhjetor të vitit 2016 kishte organizuar një takim me Kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, në Shkodër, për çështjen e demarkacionit, transmeton Gazeta Metro.

I pyetur për këtë, Veseli ka thënë që në këtë takim të dy viteve më parë ishte folur me Malin e Zi që të ketë disponim për përmirësime eventuale të gabimeve në procesin e demarkimit të vijës kufitare.

“Ka qenë situatë e vështirë pasi kryeministri i atëhershëm, Mustafa, ka pasur telashe të mëdha edhe brenda LDK’së, edhe nga sulmet e vazhdueshme që i bëheshin nga Lëvizja Vetëvendosja”, tha Veseli.

Ai ka treguar që liderët e Malit të Zi kanë qenë gjithnë të gatshëm që të bisedojnë për demarkacionin me Kosovën dhe këtë edhe e kanë treguar me marrëveshjen mes presidentëve të këtij shkurti, që edhe e ka ndryshuar situatën rreth demarkacionit. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme