Veseli: Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka falënderuar shtetin dhe popullin slloven për përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

Gjatë hapjes së seancës solemne për nder të vizitës së presidentit të Sllovenisë në Kosovë, Borut Pahor, Kryeparlamentari Veseli tha se Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës.

“Vizita e Presidentit Pahor në Kosovë është dëshmi e partneritetit dhe miqësisë që kemi ndërtuar në mes dy shteteve tona. Sllovenia në vazhdimësi ka qenë përkrah Kosovës në të gjitha proceset e saj historike. Duke pasur këtë mbështetje sot Kosova ndihet më e sigurtë dhe më e fuqishme në rrugën e saj evro-atlantike”, tha Kryeparlamentari Veseli.

Ai theksoi se adresimi i presidentit slloven Borut Pahor në Kuvendin e Kosovës shpreh më se miri frymën e partneritetit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve./Lajmi.net/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme