Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë vizitës së tij në Kroaci, ka theksuar se ka takuar diasporën shqiptare atje.
Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se kjo është njëra nga vizitat më të mira që e ka zhvilluar atje, duke theksuar se i ka pëlqyer shumë organizimi i “bashkatdhetarëve atje dhe vullneti i tyre për t’i forcuar lidhjet me Kosovën”.