Veseli thotë se për votimin e demarkacionit duhet të ketë konsensus politik

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli thotë se për votimin e demarkacionit duhet patjetër të ketë konsensus politik. Në një intervistë për RTK’në Veseli shprehet optimist se demarkacioni do të votohet shpejt derisa mohon mundësinë që vizita e paralajmëruar e kryeministrit malazez në Kosovë të ndihmojë në zgjidhjen e këtij problemi.

‘Duhet të ketë konsensusin politik”, tha Veseli.

Sipas tij është e pahijshme mbajtja peng e temave të tilla kaq vjet pas luftës.

“Forcimi i sovranitetit tonë bëhet përmes përcaktimit të kufijve. Çështja e shënimit të kufijve të Kosovës me vendet siç është edhe Mali i Zi duhet të behet të përfundojë sa më shpejt”, tha Veseli.

“Jam tepër optimist se këtë çështje do ta zgjidhim dhe mund ta zgjedhim nëse do të kemi konsensusin e përbashkët”, theksoi ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme