Veseli: Vetëvendosje punësoi më së shumti njerëz partiak

Zgjedhja e tij si kryetar i partisë më të madhe politike në vend, dhe si kryetar i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselit mund t’i ketë ndryshuar shumë nga jeta e tij. Njihej si emër, por të paktë ishin ata që e kishin parë.

Megjithatë, ai thotë se aktivizimi i tij publik nuk i ka ndryshuar shumë nga jeta, përveçse i ka dhënë më shumë agjenda ditore, punë dhe angazhime. Kadri Veseli, në një intervistë për KosovaPress, thotë se për vite me radhë ka qenë në krye të gati të gjitha proceseve me rëndësi për vendin, por nuk ka preferuar asnjëherë që atë ta bëj publikisht.

Mitrovicasi që për vite me radhë jeton dhe vepron në Prishtinë thotë se është i pakënaqur me atë që sheh çdo ditë në kryeqytetin e Kosovës. Kadri Veseli tregon për KosovaPress se shpesh herë e ka menduar nëse këto qeverisje që e kanë udhëhequr kryeqytetin që nga pas lufta ‘a e kanë menduar ndonjëherë se Prishtina duhet të jetë metropol?”. Ai çuditet edhe me Shpend Ahmetin, i cili për një kohë ka studiuar jashtë vendit, e i cili nuk arriti ta ndryshojë qytetin si duhet.

“Shpeshherë mendoj që këto qeverisje që kanë qenë prej pas luftës, a kanë menduar vallë se Prishtina duhet të jetë një metropol? Unë nuk dua të jem vetëm kritik, por vërtet të jetosh në një vend të kesh fëmijët dhe të mos mendosh fare për ambientin, për nënat shtatzëna brenda qytetit që të kenë ku të dalin të shëtisin, se nuk kanë ku të dalin, mandej s’është menduar për fëmijët me lodra, nuk ke kënd të lodrave në Prishtinë, nuk ke vend adekuat për pensionistë. Të gjitha këto janë çështje që kanë të bëjnë me njerëzoren, duhet më shumë me e dashtë vendin tënd jo vetëm në shtëpi dhe në burokraci. Më çudit Shpendi, ka jetuar jashtë, të gjithë kemi pasur shpresa më shumë tek ai, po duhet të bëjë ambiente për njerëz normal për fëmijë, për nënat me fëmijë, etj.”, tha Veseli.

Nga ana tjetër, ai thotë se tregohet vetëkritik kur përmendet Prishtina, ngase partia e tij e cila është e para në Kosovë, del të jetë e treta në Prishtinë. Për këtë, Veseli thotë se po punon dhe po flet hapur me kolegët e tij që Prishtinës t’ia japin vëmendjen e duhur, duke i zgjedhur edhe një kandidat ideal, të cilin ende nuk e kanë si emër.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme