“Vështirë se do të ndodhë liberalizimi i vizave, më 2017”

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë  të mbeten të vetmit qytetarë  në Evropë qe nuk kanë të drejtë të lëvizin  lirshëm.

E për këtë analisti Driton Selamanj, ia hedh të tërë fajin qeverisë dhe politikës në vend.

Ai në një prononcim për Gazeta Blic theksoi se mundësitë për t’i marr vizat këtë vit janë shumë të vogla.

“Mundësia për t’i marr vizat është nëse kalon demarkacioni, në të kundërtën nuk do të ketë as liberalizim të vizave, duhet të ketë përpjeke më të mëdha për të luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin”, tha Selmanaj.

Sipas tij, kjo qeveri nuk duhet të vazhdoj me këtë qasje si deri sot

“Nëse kjo qeveri vazhdon të ketë politikën e njëjtë, sigurisht se Kosova do të mbetet pa viza edhe ketë vit. Nëse deputetët dhe koalicioni qeverisës mundohen t`i japin përgjigjje demarkacionit, atëherë mundësia për t’i marr vizat rritet. E gjithë kjo ështe në duart e politikanëve, klasës politike për t’i adresuar kërkesat që vijnë nga BE-ja”, vlerësoj Selmanaj.

Driton Selmanaj, analist politik

Ndryshe Komisioni Evropian në fillim të muajit maj të vitit të kaluar, në një raport të tij, pati propozuar liberalizimin e vizave për Kosovën me kushtin e ratifikimit të marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Kosova akoma nuk i ka përmbush këto kritere, dhe liberalizimi i vizave mbetet akoma problemi kryesor i qytetarëve të Kosovës.

Në anën tjetër, kryeministri i vendit, Isa Mustafa përkundër që udhëheq një koalicion prej më shumë se 80 vota, akuzon opozitën se po e pengon ratifikimin në Kuvend të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, si një nga dy kushtet e mbetura për liberalizim  të vizave.

Partitë opozitare ndërkaq, konsiderojnë se është pikërisht kjo qeveri, e cila ka  bërë që BE të mos na i liberalizoj vizat./ Gazeta Blic

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme