Vështrim nga këndi ekonomik i Raportit të PISA

Autor: Selatin Retkoceri

 

 

                Analiza e raportit të PISA nga këndveshtrimi i një ekonomisti, do të nisësha nga disa konkluza dhe premisa të cilat edhe do ti arsyetoj shkurt dhe kuptueshëm, aty ku konsideroj se mund edhe të mos akceptohen dhe kuptohen nga auditori i shumtë që është kurreshtar dhe i shtangur nga ky Raport i OECD-së.

Këndvështrimi nga këndi i një ekonomisti por duke konsideruar vehten edhe si njohës solid i arsimit dhe problemeve në këte fushë, po marrë guximin të shtjelloj disa nga pikëpamjet personale për të dalë nga kjo gjendje ku është katandisur shkolla dhe shkollimi i fëmijve tanë. Disa nga kërkesat urgjente që do të duhej të zbatohen urgjent do të ishin:

  • Aplikimi apo futja e konkurrencës ndërmjet shkollave të nivelit të njejtë,
  • Stimulimi i cilësisë dhe arritëshmërisë,
  • Destimulimi i cilësisë së dobët në arsim në të gjitha nivelet,
  • Ndyshimi i qasjes ndaj nxënësit, në qendër të vëmendjes së publikut dhe qeverisë duhet të jetë nxënësi e jo mësimdhënësi, shkolla duhet të ekzistoj për nxënësin, jo për të krijuar vend pune për mësimdhënësin.
  • Duhet të ndryshoj urgjent, sa ma shpejtë forma e finacimit të arsimit,
  • Arsimimi duhet të vazhdoj ti ofrohet secilit fëmijë, por paralel me këte duhet të sigurohet edhe cilësi e lartë e ofrimit të këtij shërbimi.
  • Kosova nuk guxon të vazhdoj përmirsimin e nivelit të financimit të mësimdhënësve, me qëllimin e vetëm rregullimin e mirëqenjës së tyre, por duhet të ndikoj në rritjen e cilësisë në arsim dhe kualitetin në mësimdhënje duke rritur finacimin.
  • Politika duhet të heqë dorë nga ndikimi i madh, i qëllimshëm që është bërë në të kaluarën dhe vazhdon ta bëhet, duke përdorur financat publike, rritjen e pagave të arsimtarëve, duke perfitu votues të ri dhe rritur masën elektorale të qytetarëve.
  • Përdorimi i parasë publike me qëllim të rritjes së votës, është bërë dhe vazhdon të bëhet në tërë Kosovën. Diku rreth 20% e votës aktive për një palë zgjedhje, lidhet direkt ose indirekt me punëtorët arsimor, nëse kësaj ia shtojmë edhe keqpërdorimin e nxënësve në pjesëmarrje pasive në votim, duke ndiku te prindërit e tyre në percaktimin e votës, mund të konkludojmë se çdo rritje e pagave në kohë prag fushate apo në vitin zgjedhor tregon se kështu bëhet blerja institucionale e votës, dhe me paratë e taksave të qytetarëve dëmtohet cilësia në arsimim në shkollat tona.
  • Organizimi i pritjeve dhe darkave nga personalitetet e larta shtetrore, për arsimtarët e të gjitha niveleve të arsimit, është një tjetër formë e krijimit të votës klienteliste dhe blerje e padukshme apo ma e lirë e votës, humbësi nga krejt ky proces do të jetë nxënësi dhe prindërit të cilët me taksat e tyre po shkatrrojnë ardhmërinë e fëmijëve.
  • Caktimi i militantëve partiak në pozita të larta udhëheqëse, në shkolla dhe institucione shkollore, pa perfillur kriterin themelor të dijes dhe përgatitjes profesionale është edhe një goditje tjetër që me vite po i bëhet shkollës.
  • Vazhdimi i financimit duke pasur si qëllim kryesor mirëqenjën e mësuesit dhe arsimtarit, e jo siq është dukuri në shtetet perendimore ku objektiv dhe qëllim parësor është nxënësi dhe studenti, nuk presim se do të përmirsohet cilësia e arsimit.
  • Modeli perendimor i financimit ka bërë që shkollat në shtetet evropiane të zhvillojnë konkurrencë mes veti, ky sistem financimi sjell deri te mbyllja-falimentimi i shkollave që nuk ofrojnë cilësi. Aplikimi i një sistemi të tillë financimi do të klasifikonte vet shkollat që ofrojnë cilësi dhe ato që do të mbylleshin vet sepse do të mbeteshin pa nxënës. Prindërit do të vendosnin vet ku do ti shkollojnë fëmijët e tyre, shkollat cilësore do të ishin cak i shumicës së nxënësve dhe prindërve, kështu edhe do të bëhej një lloj vetvlerësimi dhe shumë lehtë do të vinte deri te mbyllja e disa shkollave dhe mbingarkimi i shkollave tjera të cilat do të zgjeroheshin dhe krijojnë kushte për fluksin e shumë nxënësve që kanë ikur nga shkollat e dobëta. Kjo dukuri ekziston edhe tani në Kosovë ku shumë fshatar edhe pse kanë shkolla moderne në fshatrat e tyre i nxjerrin fëmijët nga shkolla duke mos besuar në personelin dhe dijen që ofrohet nga këta mësimdhënës.
  • Klasa politike lokale dhe qendrore, janë të mbështetur dhe kushtëzuar nga premtimet që japim për aktivistët dhe militantët partiak. Fillojmë me premtimin për të punësuar nga pozita e punëtorit teknik, mësues e arsimtar në rastet kur paraqitet vendi i lirë për shkak të penzionit të punëtorit ekzistues, vazhdojnë me premtimin e pozitës së drejtorit, zv.drejtorit, administratorit, duke kalu me premtime të nivelit pak ma të lartë si: zyrtar komunal, shefa të sektoreve e deri te këshilltarët apo drejtorët e departamenteve të cilët duhet të jenë lojal dhe militant të kryetarit dhe fare nuk është me rëndësi dija dhe pergatitja profesionale.
  • Dalja e shpejtë nga gjendja e mjeruar e arsimit, ku na ka rangu PISA, do të mund të bëhej duke apliku metoden e finacimit të nxënësit/studentit ose prindërit e tyre. Shteti do të paguante një tarifë, letër me vlerë, çek finacimi shprehur në vlerë monetare e mjaftueshme për të paguar mësimdhënsin. Secili nga prindërit ose direkt nxënësi/studenti do të kishte mundsinë të vendos vet se në cilën shkollë do të vazhdoj mësimet dhe cilit arsimtar/profesor do t’ia dedikoj çekun e vet të pagesës. Forma e tillë e financimit do të ndikonte në rritjen e cilësisë dhe në një mënyrë do të krijonte konkurrencë vlerash dhe shpërndarje të dijes nëpër shkollat tona, në të kundërten aty ku nuk ka nivel të kënaqëshëm të mësimdhënjes dhe mësimnxënjes do të vinte deri te mbyllja e shkollave të cilat janë treguar jo të gatshme për të ofruar dije dhe vlerë.
  • Renditja e Kosovës në vendin e fundit nga programi PISA, është një alarm që duhet ti kushtojmë vëmendje. Rezultatet e testit të dijes nga gjuha, matematika dhe shkenca, treguan se nxënsit tanë të klasës së nëntë, nuk e kanë as nivelin mesatar të dijes dhe aplikimit të saj në praktikë në krahasim me moshatarët e 72 shteteve të botës, që ishin përfshi në këte program vlerësimi.
  • Rezultatet e PISA, kanë shpërfaqur nivelin e arsimit në Kosovë, akumulimi i këtij rezultati është produkt i të gjitha viteve të pasluftës, por edhe viteve të 90-ta kur u punua në kushte të rënda dhe thuajse pa financim.
  • OECD-Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, nëpërmjet programit PISA ka zhvilluar një hulumtim dhe vlerësim të nivelit të dijes dhe praktikimit të mësimnxënjes së nxënësve në: Gjuhë, Matematikë dhe shkencë. Rezultatet kanë tregu se Kosova nuk është as në mesataren e vendeve të përfshira në këte studim. Jemi tronditur nga shpallja e këtyre rezultateve, e dinim se jemi keq, por se jemi ma keq se të gjitha shtetet e përfshira në këte projket nuk kemi besu. Tani nuk kemi se me çka të merremi tjetër përveq të presim të reagoj Ministri i Arsimit me stafin e tij varës, të reagojnë të gjithë drejtorët e departamenteve të arsimit në nivele komunale. Akti ma i vogël moral që do të duhej ta bënin do të ishte dorëheqja, nëse ekziston si nocion në ndërdijen e qeveritarëve tanë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme