Çdo votë për BDI është votë për VMRO-DPMNE

OPINION nga :Xhevdet Hajredini

Çdo votë për BDI është votë për VMRO-DPMNE njësoj siç ishte para 2 viteve kur BDI për interesa të VMRO kërkoj zgjedhej të parakohshme, me qëllim të behet e mundur zjedhja e Ivanovit kryetar të shtetit dhe VMRO-DPMNE të fiton 63 deputet.

Shëtitën dhe u gostitën funkcionarët e BDI-së dhe nuk siguruan asnjë votë për deputet shqiptarë nga diaspora, as nga Zvicra ku jetojn mbi dyqind mij shqiptarë nga Maqedonia,ku me dekada kan qëndruar edhe funkcionar të BDI-së.

Mbas këtyre zgjedhjeve nuk u realizua asnjë premtim i dhënë gjatë fushatës parazgjedhore,as kryetar koncensual,asnjë funkcionar i lartë sheteror.

Gjatë fushatës parazgjedhore, as kryetar konsensual, asnjë funksion tjetër i lartë shtetëror, asnjë drejtori apo agjenci e rëndësishmë shtetërore. Vetëm u mbyll zëri i të vetmit deputet Izet Zeqiri të RDK-së i cili me argumente të shumta e ç’veshte në kuvend politikën diskriminuese të koalicionit VMRO-BDI. Me këto zgjedhje BDI-ja i mashtroi shqiptarët e Maqedonisë se gjoja e ndihmon procesin e integrimit euroatlantik, se do të dalin nga koalicioni qeveritar në qoftë se Maqedonia nuk pranohet në NATO.

Përkundrazi në mbledhjen e parë pas konstatimit të qeverisë së re, me rend dite u vunë çështje të cilat deri atëherë nuk i kishte përmendur, njëfar zonë e lirë financiare e cila do të shërbente për larjen e parave të vjedhura prej se kanë ardhur ne pushtet, për ndalesën me kushtetutë të martesave të personave të së njejtës gjini, gjë e cila nuk është e lejuar as me ligjin i cili edhe tani është në fuqi, ndryshimi vetëm i emrit të bankës së shtetit, vendosjen e luanit në stemën e Maqedonisë.
Sipas deklaratave të funksionerëve të VMRO-së për të gjitha këto çështje kaq të rëndësishme, shumë kohë më parë paskan qenë marrë vesh dy kryetarët karizmatik të dy partive në pushtet. Për këto propozim ligje nuk ka pasur dijeni as ministri shqiptar i drejtësisë.

Gjatë dy viteve të fundit ndodhi diçka që vështirë se ka ndodhur ndonjëherë diku tjetër në bote. U zbulua se gjatë një periudhe dhjetë vjeçare këtë shtet e ka sunduar një garniturë kriminele e cila më në fund zhyti në një krizë të thellë politike dhe morale, sa që as ndërhyrja e pa precedant e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve dhe përpjekjet e tyre intensive janë ende larg rezultatit përfundimtar.
Sipas VMRO-së, krizën e kanë shkaktuar “miqtë tanë ndërkombëtarë” të BDI-së, kursë, sips BDIsë, krizën e kanë shkaktuar qarqet e lindjes, përndryshe mbështetës të VMRO-së. Të dy partnerët, me këta shpjegime apsurde, përpiqen të shpëtojnë nga përgjegjësia politike, penale dhe morale e cila i pret në të ardhmen e afërt se bashkë e kanë shkaktuar krizën u pa edhe gjatë bisedave me praninë e ndërmjetësuesve ndërkombëtar, për arritjen e marrëveshjes së Përzhinos.
Piter Vanhauter, ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian, në intervistën e dhënë javores ‘Fokus’, të datës 29.04.2016 flet për presionin qe VMRO-ja e nënshtron ndaj BDI-së i nxitur nga kjo dëshmi skandaloze, z. Vanhaute, me një takim të rastit e pyeta se për çfarë presioni bëhet fjalë, ai më tha se gjatë bisedimeve Gruevski, kërkoi pauzë që të bëjë konsultime me Ali Ahmeti.
Kur u kthye nga ky konsultim Ali Ahmeti e ndryshoi qëndrimin dhe në vazhdim filloi ta përkrahte Nikola Gruevskin dhe VMRO-DPMNE.
I vetmi problem është se partia më e madhe në këtë shtet refuzon të bëjë çfar do hapi në drejtimin e duhur, i bllokon të gjithë proceset, këtë e bëri me mbështetjen e BDI-së shumica e kuadrove udhëheqëse të së cilës janë të shantazhuar me inçizime komprometuese. Para se të njoftohen me këto inçzime, BDI-ja bëne thirrje që ata në tërësi të publikohen. Por, kur ata filluan të publikohen, të njejtët i kaploi paniku edhe në Kuvend shpejt e shpejt morrën një projektligji me të cilin rreptësisht ndalohet publikimi i tyre, edhe atë jo vetëm brenda shtetit por edhe me botën e jashtme.
Shpresoj se propozuesi për këtë propozim nuk e ka konsultuar mirë ministrin e drejtësisë të partisë së vet nga BDI. Tashmë është bërë e njohure dhe sipas gjetjeve të Grupit së Pribes edhe sipas prokurorisë speciale publike, se përgjimet i kanë bërë institucionet e këtij shteti, në kryë të të cilit qëndron qeveria e koalicionit të dy partive BDI VMRO-DPMNE.
Këto dy parti duhet të humbin zgjedhjet dhe fajtorët të shkojnë në përgjegjësi. Në qoftë se i fitojnë edhe pak kohë agoninë e e vet e vazhdojnë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme