Është vetëdorëzuar në Polici personi i cili plagosi një tjetër dje në “Tregun e automjeteve” në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net, zëdhënësja për rajonin e Prishtinës në Policinë e Kosovës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 12:00, i dyshuari për plagosjen me armë zjarri të një personi në Tregun e Veturave është vetëdorëzuar në polici. Rasti është iniciuar si ‘tentim vrasje’”, ka thënë Ahmeti, teksa ka treguar se Policia është duke i ndërmarrë te gjitha veprimet e nevojshme procedurale.
Ngjarja kishte ndodhur rreth orës 07:30.