Vetëm 3 ekspertë në vetëm një qendër poligrafike në gjithë shtetin!

Gazetar: Avni Tahiri

Në vendin tonë ekziston vetëm një qendër poligrafike e licencuar për kryerjen e testeve poligrafike ndërsa ka vetëm 3 ekspertë të kësaj fushe, shkruan Alsat.

Sipas udhëheqësit të qendrës poligrafike Robert Janevski, ky numër është i pa mjaftueshëm që të mbulohet vëllimi i punës në institucione dhe për këtë arsye është marrë një iniciative që të trajnohen kuadro të reja në të ardhmen dhe të implementohet në disa institucione të rëndësishme për sigurinë e shtetit.

“Shteti ynë në këtë moment ka vetëm tre ekspert të cilët janë në institucionin tonë privat dhe gjithsesi ekspert të tillë ka edhe në MPB dhe në Agjencinë e zbulimit dhe ky numër është i pa mjaftueshëm që të mbulohet vëllimi i punës të atyre institucioneve dhe për këtë arsye është kjo iniciativë që të trajnojmë kuadro tjera të reja. Nuk kemi kuadro të mjaftueshme dhe kjo është iniciativa e ynë pikërisht për këtë teme në bashkëpunim me fakultetin e sigurisë, të gjejmë mënyrë që të edukojmë poligrafisë të ri të cilët do të duhet të punësohen në institucione të cilat kanë nevojë për këto lloj testimesh para punësimit apo në kohë punë e sidomos Ministria e Punëve të Brendshme, Agjencia e zbulimit dhe institucionet tjera të sigurisë”, tha Robert Janevski – Udhëheqës i qendrës poligrafike.

Sipas Profesorit të fakultetit të sigurisë në Shkup, Marjan Nikolovski, mungesa e kuadrit profesional të poligrafit bën që në disa institucione të rëndësishme shtetërorë të mos përdorët poligrafi edhe pse është parashikuar me ligj në pjesën e seleksionimit të kuadrove por edhe të punësuarve.

“Poligrafi duhet të merr vend domethënës edhe në shërbimet e sigurisë dhe nuk kemi pak legjislacioni mbi aplikimin e poligrafit, nëse e shohim në shtetet tjera më të zhvilluara me ligj është e rregulluar edhe në më shumë nivele madje edhe mbrojtjen e korporatave private apo kapitalit, tek ne me ligj është parapa në agjencinë e sigurisë nacionale, agjencinë për zbulim, ligjin për polici dhe në agjencinë operative teknike edhe pse në disa shërbime sigurie është para me ligj që të përdorët poligrafi në pjesën e seleksionimit të kuadrove dhe të punësuarve deri në ditën e sotme nuk respektohet”, theksoi Marijan Nikolovski – Profesor në fakultetin e sigurisë në Shkup.

Qëllimi i diskutimit në këtë takim ishte që të gjendet mënyrë që poligrafi në të ardhmen të përdorët si mjet në zgjedhjen e kuadrit adekuat për punë por edhe testime periodike të punonjësve, veçanërisht në pozicionet me rrezik të lartë në shërbimet e sigurisë së shtetit./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme