Vetëm edhe tri kuti të paproceduara në KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tashmë ka procesuar 99.88 % të votave në ueb-faqen e saj.

Kanë mbetur vetëm edhe tri kuti të paprocesuara për ta përmbushur 100%-shin.

Një kuti e paprocesuar është në Mitrovicën e Jugut ndërsa dy të tjera mbeten në Prizren, raporton Indeksonline.

Nga 2490 vendvotime, deri më tani KQZ ka njoftuar se ka proceduar 2487, që në përqindje i bie 99,88%.

Rikujtojmë se anëtarët e KQZ-së numërimin e kanë bërë menjëherë pas mbylljes së kutive, mirëpo procesimi ka vonuar deri më tani.

E sipas rezultateve nga votat e numëruara, prin koalicioni PAN me 33,98%, i ndjekur nga Vetëvendosje me 27,12% dhe i treti radhitet koalicioni LAA me 25,74%.

Pasi të përfundon afati për ankesa dhe parashtresa KQZ pritët të shpallë rezultatin përfundimtar si për subjekte apo koalicione ashtu edhe për deputetë./Indeksonline/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme