Vetëm një dëshmitar u paraqit në seancën gjyqësore për zjarrin në diskotekën “Puls”

Gazetar: Petar Çaushevski

“U mbajt një seancë e re gjyqësore për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan. Dëshmitarja në sallë theksoi se mjetet piroteknike ishin vendosur në skenë pak para performancës së grupit DNK”.

Nga tre dëshmitarët e thirrur për tragjedinë në diskotekën “Puls” në Koçan, në sallë u paraqit vetëm dëshmitarja Tea Gjorgjieva. Dy dëshmitarët e tjerë nuk kanë mundur të sigurohen as me polici, theksoi gjyqtarja. Gjorgjieva në natën tragjike, ndodhej përpara skenës ku performonte grupi DNK.

Kur hyra, nuk kishte mjete piroteknike në skenë; më vonë u vendosën, nuk vura re kush i vendosi. Ato ishin vendosur mjaft pranë nesh; madje i thashë një shoqeje se janë shumë afër dhe mund të na bien në flokë.

– kur hyra, nuk kishte mjete piroteknike në skenë

– ishin vendosur shumë pranë nesh

Gjorgjieva theksoi se kur panë që nga shkëndijat e piroteknikës kishte marrë flakë tavani, në fillim nuk e morën seriozisht, derisa një anëtar i grupit DNK tha në mikrofon që të dilnin të gjithë jashtë. Gjatë daljes, u bllokuan në hapësirën mes derës hyrëse dhe derës dalëse të diskotekës, tha Tea Gjorgjieva, dëshmitare.

Njeva një erë të çuditshme dhe pas meje dëgjoja shpërthime. Isha e bllokuar me derës dalëse dhe hyrëse. Në atë moment isha në pozicion shtrirë dhe kërkoja ndihmë, pranë meje mbaja një shok për dore. E pashë Stojançon nga sigurimi; më kapi për duar dhe më nxori, tha ajo. (Tea Gjorgjieva, dëshmitare)

– isha e bllokuar dhe kërkoja ndihmë

Sa i përket kërkesës së mbrojtjes së pronarit të “Puls”-it, Dejan Jovanov, që paraburgimi t’i zëvendësohet me arrest shtëpiak, nga Prokuroria njoftuan se do të deklarohen në seancën e radhës. Gjyqi për zjarrin në “Puls”, ku humbën jetën 63 persona dhe mbi 200 u plagosën, vazhdon më 28 prill. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme