Fejzi HAJDARI
Vetëm politikanët shqiptarë, si Lutë Haziri dhe Edi Rama, ju apelojnë shqiptarëve në shtetet fqinje, të votojnë kandidatë sllavë. Historikisht dihet se kurrë nuk ka ndodhë e kunderta, që politikanët sllavë te shteteve te rajonit, t’iu apelojne bashkekombesve te tyre ne shtetet e rajonit per ta mbeshtetur nje kandidat shqiptarë ne zgjedhje, qofte ai nga Shqiperia, Kosova ose i Maqedonia. Të mos flasim për në Maqedoni, ku kjo dukuri ka marrë përmasa mjeruese dhe alarmante.
Shpeshëherë ndodh që elektoratit ju bëhen apale për ta votuar një kandidat maqedonas (nacionalist dhe antishqiptar i përbetuar), nderkohë që nuk votojnë kandidatin shqiptar i cili është i dëshmuar si kuadro dhe personalitet. Lugina e Preshevës në këtë drejtim është për tu marrë si shembull. Ata jo që nuk votojnë kandidatë sllavë, por edhe nuk bëjnë apele të këtilla të absurdit dhe paradoksit.
Gjithsesi se kur flas për Apelet e këtij lloji këtu në shetet tona, i kam parasysh rrethanat në ish shtetet jugosllave, përndryshe të flasësh në Gjermani apo Zvicër për të tilla dukuri, do t’i marrin si “marrëzira”! Ja edhe argumentet në vijim: 1. Edi Rama ju bëri apel shqiptareve te Malit te Zi ta votojne Millo Gjukanoviqin, i njohur per qarqet diplomatiko-politike nderkombetare, sidomos për mediat ndërkombëtare, si “kontrollor dhe menaxhues i trafikut ilegal”! 2. Lutë Haziri (zyrtar i Lartë i LDK’së dhe kryetar i Gjilanit) kerkon qe shqiptaret e Kumanoves ta votojne kryetarin aktual te Kumanoves Maksim Dimitriveskin-Makso (vetem per arsye te cilat Luta i dinë), edhe pse ky i fundit asnje premtim nuk e ka permbushur ndaj shqiptarëve (ne lagjet e shqiptareve) nderkohe qe ne pjesen maqedonase te Kumanoves, ka realizuar projekte te medha qe kapin koston qindra milionëshe.
Edi Rama ka 100 probleme me dukurinë e vrasjeve të përditshme në Shqipëri, (të cilat i sheh vetëm në Shqipëri, në stilin e filmave të Hollyëoodit), por gjen kohë edhe për miqët e tij sllavë në shtete e rajonit si për Gjukanoviqin, Vuciqin etj. Luta, si puna Lutës, harron të merret me Karaçevën ku xhandarmeria serbe i hyne ne territorin e Kosoves, sikur te jete “AliBegova sllama”, por gjen kohë të merret dhe mundësisht ta ndihmojë mikun e tij Makson në Kumanovë, edhe atë pikërisht në zgjedhje. -Luta poashtu harron se ne Kosove ai dhe çifti i tij, duhet te merret me Veriun e Mitrovices, ku Vuciqi po i kercenon me lufte. Ky duhet të jetë prioritet mbi prioritetet dhe jo Makosoja i Lutës! O Lutë allahile a mos tu kane ngeterru kabllat, helbete!
A thua merret dikush me kete dukuri te cilen elitat politike shqiptare per interese te tyre individuale dhe grupore, jane ne gjendje qe edhe elektoratin, rrjedhimisht shqiptaret ne pergjithesi, t’i “emancipojnë” ose me mire t’i displinojne per t’i votuar ne te ardhmen kandidatet joshqiptarë perballe atyre shqiptarë. Nese kjo nuk ju duket alarm dhe teper shqetesuese, atehere, ta “leshojme punen ne ler”! Ku te dale, le te dale. Rendesi ka qe biznesi i politikaneve shqiptarë te mos nderpritet…/sakte.net