Vetëplagoset me armë zjarri një burrë në Deçan

Në Deçan dje është vetëplagosur një burrë aksidentalisht, bën të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

I dyshuari është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Pejës, transmeton Koha.net.

“Raportohet se i dyshuari, burrë shqiptar, aksidentalisht është vetëplagosur me armë. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse me ç‘rast kane konfiskuar një pistoletë me një karikator me pesë fishekë të kalibrit 6.35 mm dhe një gëzhojë. I dyshuari është dërguar ne emergjencën e Pejës dhe pas tretmanit mjekësor është liruar’, thuhet në komunikatë.

Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme