Veteranët e UÇK’së e kërcënojnë presidentin Thaçi me protesta

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i është bashkuar qëndrimit të kreut të Kuvendit, Kadri Veseli, se shfuqizimi i Speciales nuk mund të bëhet. Përkundër që ai e quajti këtë Gjykatë si të padrejtë për Kosovën. Por, formimin e saj e arsyetoi me krijimin e rrethanave që kjo Gjykatë të formohet.

Thaçi ka thënë se mundësia e krijimit të një gjykate përmes sponsorizimit të Rusisë në OKB dhe vendeve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, e kanë shtyrë atë të jetë pro krijimit të Gjykatës Speciale, në vitin 2015.

E tërheqja e Thaçit, nuk u ka pëlqyer aspak zyrtarë të OVL UCK-së.

Migjen Shala, Sekretar i kësaj organizate, tha për “Insajderi” se tërheqja e Thacit është e gabuar, duke shtuar se edhe përkundër kësaj do të arrijnë që ta shfuqizojnë këtë Gjykatë.
“Nuk heqim dorë nga kërkesa pasi që kërkesat tona janë të drejta sa i përket gjykatës speciale”, tha Shala.

Madje për ta bërë një gjë të tillë ai nuk e përjashton edhe organizimin e protestave, duken thënë se vendimet e radhës do t’i marrin si Këshill i OVL UÇK-së.

“Ne si OVL ua mundësuam edhe një herë që t’i jepet mundësia deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që ta shfuqizojnë këtë vendim, pasi që ishte luftë e drejtë nga ana e UCK-së. Konkretisht për hapat e ardhshëm vendos Këshilli drejtues i OVL-së së  organi me i lartë. Nuk i përjashtojmë as protestat”, ka thënë ndër të tjera Shala.

Presidenti Thaçi ishte ndër iniciatorët kryesor që kjo Gjykatë të formohet. Madje në vitin 2015, ai vazhdimisht kishte deklaruar se formimi i saj do të jetë heqje e njollës për luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mirëpo, qëndrimi i tij kishte ndryshuar kohëve të fundit, ku kishte thënë se formimi i kësaj Gjykatë ka qenë një vendim i gabuar, dhe se shfuqizimi i saj duhet të bëhet, për shkak se siç thoshte ai, është padrejtësi që Kosova të jetë i vetmi shtet në rajon, që e posedon një Gjykatë të tillë.

Iniciativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale ishte marrur më 22 Djetor të vitit të kaluar, ku shefat e grupeve parlamentare të PDK-së, AAK-së dhe NISMA-s, kishin thirrur mbledhje të Kryesisë për caktimin e seancës së jashtzakonshme në të cilët do të bëhej shfuqizimi.

Mirëpo, në takimin e Kryesisë, kishin munguar përfaqësuesit e Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtë iniciativë, zyrtarët e këtyre dy partive e patën quajtur si joserioze.

E reagim të ashpër kishin shprehur ambasadorët e vendeve të QUINT-it.

Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delaëie, shfuqizimin eventual të kësaj Gjykate, e pati quajtur si shkatërrim të shtetndërtimit të Kosovës, dhe prishje të raporteve me aleatët e shtetit të Kosovës.
Mendim të njëjtë, kishte dhënë edhe Ambasadori i Britanisë së Bashkuar, Ruinari O’Coonel.
Ai shfuqizimin e Specialës e pati quajtur si fatale për vendin.
E kundërshtimi i tyre, e kishte penguar Nëkryetarin e OVL- UCK-së, Nasim Haradinajn.
Ai e kishte quajtur Ambasadorin Amerikan, si palaqo, dhe asnjëherë nuk ishte penduar për një shprehje të tillë
E tani, zyrtarët e OVL- UCK-së kanë mbetur pa përkrahjen dhe mbështetjen e krerëve institucional për shfuqizimin e kësaj Gjykate.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme