Veteranët fajësojnë Qeverinë për fryerje listash, kërkojnë rritje pagash

E shtune, 19 Nentor 2016 –  Sakte.net  /

Buxheti i ri i vitit 2017, mund t’ua këput shpresat  47 mijë veteranëve. E tërë kjo, pasi me këtë buxhet, thuhet se shpenzimet për skemën e veteranëve, nuk mund të kalojnë shumën prej 38 milionë eurosh.

Këto pagesa, vazhdimisht shkaktonin përqarje mes dy partive në pozitë, PDK-së, e LDK-së. Derisa LDK, insistonte me patjetër, të kishte kufizime në buxhetin për veteranët, PDK, shprehej se nuk do ta votonte një ligj të tillë, shkruan Indeksonline.

Mendimet se mund të ketë ulje pagash për veteranët, këta të fundit, as që  i mendojnë. Veteranët janë shumë të sigurtë se Qeveria nuk mund ta bëj një gjë të tillë. Por, nësë ndodh një gjë të tillë, ata kërcënojnë Qeverinë me protesta.

“Nuk është e vërtetë që do të ulen pagat e veteranëve, nëse ndodh ajo jemi të detyruar të dalim në rrugë”, ka thënë për Indeksonline, kryetari i ri i veteranëve, Hysni Gucati.

Gucati ka treguar se janë në pritje, për rritje të pensioneve, pasi shuma e tanishme u duket minimale për mbijetesë.

“Presim që prej muajit qershor të ketë rritje, pasi që ligji e parasheh që me rritjen e pagave, të rriten edhe pensionet për veteranët”, ka deklaruar Gucati.

E në anën tjetër, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave të Luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi, thotë se këto ndryshime duhet të ndodhin, në mënyrë që të pastrohen listat e fryera të veteranëve, siç i quan ai.

” Ndryshimet në ligjin për veteranët duhet të ndodhin në mënyre që të kete  kritere  shtesë rreth statusit të veteranit luftëtar  në mënyrë që të pastrohen listat e veteranëve sepse këto lista janë fryer nga komisioni qeveritar për njohjen e statusit të veteranit të UÇK-së,pra me këto ndryshime që do të mund të ndodhin do të filtroheshin ata të cilët padrejtësisht e gëzojnë këtë status pra ata të cilet fare nuk kanë qenë veteran dhe sot e gezojnë këtë të drejtë”, shpjegon për Indeksonline, Qeriqi.

Se ulja e pensioneve është e papranueshme, mendon edhe kryetari që mbron të drejtat e luftëtarëve Qeriqi.

Sipas tij pagat e veteranëve, mund të trajtohen si raste sociale.

“Sa i përket uljes te pensioneve per veteranët kjo është e papranueshme sepse edhe ashtu këto pensione janë të vogla pra veteranët me këto pensione trajtohen si raste sociale. Qeveria duhet të ndërmarrq hapa për pastrimin e listave të veteranëve sepse është përgjegjëse për  fryerjen e listave”, ka thënë Qeriqi.

Kujtojmë se gjersa misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar po qëndronte në Kosovë, doli edhe me deklarata për veteranët, duke thënë se pagesat për këtë numër veteranësh, mund të kalojnë buxhetin e shtetit në 100 milionë euro, e që Kosova rrezikon të mos i marr.

Ndërsa sipas vlerësimeve të FMN-së, Kosova do të shpenzoj 2 miliardë euro për 20 vitet e ardhshme vetëm duke paguar veteranët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme