E diel, 13 Nentor 2016 – Sakte.net /
Buxheti për pagesën pensioneve për ish-luftëtarët nuk e kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë dhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, e tejkalon këtë vlerë, e që bie ndesh me kërkesën e FMN-së
Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së e ka fajësuar Qeverinë për tejkalim të numrit të veteranëve dhe invalidëve të luftës.
Ky Këshill ka thënë se çdo “ndëshkim” për këtë çështje duhet të bie mbi Qeverinë e Kosovës, e cila sipas tyre nuk ka ndaluar dhe as pastruar listat e veteranëve, nga njerëz që nuk kanë qenë në luftë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Një delegacion i FMN-së është takuar të enjten me kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, ku pas takimit, përmes një komunikate për medie është thënë se Kosova mbetet brenda programit me FMN-në, si kusht që vitin e ardhshëm të mos tejkalohet masa e mjeteve për veteranë dhe invalidë të luftës.
Rreziku i paqëndrueshmërisë buxhetore, si pasojë e numrit të veteranëve të luftës, është ndër vërejtjet kryesore edhe në Raport të Progresit.
Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Veteranëve të UÇK-së ka thënë se buxheti për pagesën e ish-luftëtarëve nuk kalon vlerën e 60 milionë eurove, siç është paraparë edhe vitin e kaluar, por numri i veteranëve i rritur sivjet, sipas tij tejkalon këtë vlerë…