Veterani i UÇK’së vendos të largohet nga Kosova: Më janë shuar shpresat për një jetë më të mirë

Ish-luftëtari i UÇK’së, Xhevdet Qeriqi, i cili është edhe Kryetar i Këshillit për Mbrojtjen e Luftëtarëve të UÇK-së, ka vendosur ta braktisë Kosovën.


Qeriqi këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook duke thënë se ka aplikuar për vizë, ai po shpreson që deri në vitin e ardhshëm viza do t’i bëhet.

Sipas tij në Kosovë janë shuar shpresat për të jetuar, andaj ka marrë vendim që të largohet nga vendi.

“Sot aplikova për termin për vizë drejt perëndimit, vitin e ardhshëm po besoj po ecim prej Kosovës tonë të dashur. Shpresat për një jetë më të mirë këtu, tashmë përfundimisht janë shuar”, ka shkruar Qeriqi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme