Në ndeshjen e kaluar që e zhvilloi përfaqësuesja e Kosovës u ngjall debat i ashpër pas komentimit të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri i cili uroi kombëtaren e Shqipërisë, por jo edhe atë të Kosovës.
Kësaj radhe, zëdhënësi i kësaj partie, Frashër Krasniqi ka qenë më i drejtpërdrejtë. Në postimin e tij ai e ka quajtur kombin kosovar krijesë artificiale.
“Fakti qe tifozët e Kosovës, para ndeshjes me Kroacinë këndojne këngen e kombëtares ku i këndohet bashkimit kombëtar si dhe brohorasin për Shqipëri të bashkuar, tregon që krejt kjo tendenca per një komb kosovar dhe kombëtare përkatëse, është krijesë artificiale që vjen prej lartë (pushtetit). Sikur qe prej lartë vjen ndalimi i përdorimit të ngjyrave kuq e zi në një ndeshje ku luan Kosova”, ka shkruar Krasniqi./Sakte.net