Kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje gjatë ditës së sotme ka pranuar zyrtarisht dorëheqjen nga kjo parti të Kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu përderisa e konfirmoi këtë lajm përmes rrjetit social Facebook, ka shprehur edhe zhgënjimin me vendimin e Ahmetit, të cilin e quan si të padrejtë ndaj qytetarëve dhe aktivistëve të partisë.
“Ai e ka thyer besimin e të gjithëve. Tash që ai nuk është më pjesë e organizatës tonë, Lëvizja duhet të përcaktohet nësë dëshiron të hyjë në koalicion qeverisës me Shpend Ahmetin. Sa i përket Lëvizjes, ky vendim i takon, sipas Statutit, organit tonë më të lart vendimmarrës, Këshillit të Përgjithshëm, që do ta trajtojë këtë çështje në mbledhjen e radhës”, shkroi Aliu.
Ndër tjerash ai thotë se është normale që drejtorët nga radhët e Vetëvendosjes të qëndrojnë në pozicionet e tyre në Komunën e Prishtinës.