Vetëvendosje: Sulme të tilla si ky ndaj Ollurit na lëndojnë të gjithëve

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar zbardhjen e sulmit ndaj gazetarit Parim Olluri, që ndodhi mbrëmë në Prishtinë.

Vetëvendosje, në reagimin e saj thotë se lajme të tilla, siç është sulmi ndaj Ollurit, i lëndon edhe ata, shkruan Periskopi.

Po ashtu, në këtë reagim thuhet se të gjithë aktivistët e Vetëvendosjes shprehin solidaritetin me gazetarin Olluri.

Reagimi i plotë i Vetëvendosjes:

Sulmi ndaj gazetarëve është i papranueshëm e patolerueshëm. Lajme të tilla, sikur ky për sulmin ndaj gazetarit Parim Olluri, që tregon edhe për cenim të shprehjes së lirë dhe sigurisë fizike të gazetarëve, na lëndojnë të gjithëve.

Organet e drejtësisë duhet ta zbardhin sa më shpejt këtë rast duke e trajtuar me prioritet. Sidoqoftë, nuk ka asnjë arsyetim mbi këtë ngjarje të shëmtuar e gjithashtu nuk ka kurrfarë justifikimi që zbardhja e këtij rasti të zvarritet si njëra prej lëndëve të pazgjidhura nga organet e drejtësisë.

Ne i urojmë shërim gazetarit Parim Olluri dhe bashkëshortes së tij dhe shpresojmë ta tejkalojnë lehtësisht këtë ngjarje.

Liria e shprehjes e kritikës duhet të mbetet një prej shtyllave që kërkojnë më së shumti angazhim për t’u realizuar si shoqëri demokratike. Aktivistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! shprehin solidaritetin e tyre me gazetarin Olluri.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme