Vetëvritet një 17-vjeçare në Tiranë, flasin prindërit e saj

Prindërit e vajzës 17-vjeçare, me inicialet E.T. qe i dha fund jetes, duke u vetevrare me nje plumb ne gjoks, kanë mbetur të shokuar kur mësuan për ngjarjen e rëndë.

Ata jane tmerruar kur kane pare vajzen e tyre, e cila u vetëvra me pistoletë në dhomën e saj të gjumit.

Prinderit kanë deklaruar se nuk e kishin idenë se çfarë e kishte shtyrë vajzën drejt këtij akti ekstrem dhe se ajo nuk u kishte shfaqur ndonjë shqetësim apo ankesë.

“Jemi shumë të tronditur. Nuk e kemi idenë se çfarë e shtyu vajzën tonë drejt vetëvrasjes. Nuk ishte ankuar për ndonjë shqetësim. Ajo vazhdonte shkollën e mesme në Tiranë. Kur ikëm në mëngjes për në punë, e lamë në gjumë vajzën. Vetëm kur na lajmëruan për atë që kishte ndodhur, u kthyem nga puna me urgjencë në shtëpi. Nuk dimë çfarë të themi, jemi shumë të tronditur. Ishte një vajzë shumë e qetë, e dashur dhe nuk na kishte sjellë kurrë shqetësime në familje. Ajo mësonte shumë, ky ishte motivi që po e shkollonim në Tiranë, për t’i dhënë një jetë më të mirë”, janë shprehur prindërit e vajzës për Policinë, shkruan “Panorama”. Ata do të merren sërish në pyetje nga hetuesit në një moment të dytë

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme