Një 77 vjeçar me inicialet B.TH. i ka dhënë fund jetës, duke u hedhur nga kati i shtatë i banesës së tij.
Ngjarja ka ndodhur të enjten mbrëma rreth orës 18:00 në Skenderaj.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar lajmin duke thënë se një i moshuar rreth 77 vjeçar ka mbetur pa shenja jete si pasojë e rënies nga katet e larta të banesës.
“Njësitë relevante policore po merren me rastin, ndërsa dyshimet e para janë ngritur se viktima B.Th.77 vjeçar, ka kërcyer nga kati i shtatë i banesës. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë janë duke zhvilluar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka thënë Zahiti.
Ai shtoi se trupi i pajetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar për obduksion dhe rasti po hetohet si vetëvrasje.