Vetingu edhe në Kosovë

Kryeparlamentari Kadri Veseli, në një konferencë për media ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës ka dalë me propozimin që edhe Kosova të ketë një ligj, që njihet si Veting, nëpërmjet të cilit kontrollohet figura e dikujt përpara se të punësohet në institucione të shtetit.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka thënë se Kosova do të jetë strehë e sigurt e të gjithë qytetarëve të vendit dhe se çështjet që janë të ngritura me hipoteza do të orientohen në mënyrë shumë të hapur.

Në konferencën e mbajtur për media pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se vendi ka nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë.

“Çështjet që kanë të bëjnë me hipoteza të ngritura do t’i orientojmë brenda institucioneve në mënyrë shumë të hapur. Kemi nevojë për reforma në sistemin e drejtësisë. Kam biseduar edhe me mandatarin për çështjen e Vetingut i cili do të përfshijë jo vetëm sistemin e drejtësisë dhe sigurisë por edhe atë politik. Propozimi ynë do të jetë shumë i qartë për të gjithë ne në politikë por edhe për të gjithë familjarët tanë që të dihet saktësisht se cila është e vërteta”, është shprehur Veseli.

Kreu i PDK-së po ashtu tha se ky është shtet i pavarur dhe ka organe e institucione që duhet shkuar deri në fund.

E për emërimin e ministrave të rinj, Veseli bëri të ditur se edhe kjo do të ndodh shumë shpejt dhe do të jenë transparent. Tha se ministrat do të jenë njerëz që nuk kanë asnjë pengesë ligjore apo etike që të jenë ministra.

Sa i përket kushtëzimeve nga Lista Srpska, kryeparlamentari Veseli tha se nuk lejon kushtëzime nga askush dhe se sovraniteti është i shenjtë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme