Publicisti Veton Surroi, ka dhënë parashikime të këqija për Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Ka thënë se s’do të ketë rritje ekonomike prej 7 për qind; s’do të anëtarësohet në OKB e NATO. Por, ka thënë se Ramush Haradinaj aleatin më të madh e ka Gjykatën Speciale e cila do t’i ndjekë ish-udhëheqësit e UÇK’së.
Veton Surroi po e sheh Gjykatën Speciale si aleatin më të madh të Ramush Haradinajt.
Sipas tij, Gjykata Speciale do të presë konsolidimin e Qeverisë dhe është kundër rrëzimit të saj tash për tash.
“Aleati më i madh i kësaj Qeverie është Gjykata Speciale. Nëse ka ndërmend të veprojë, ajo do të presë që së paku formalisht të ketë konsolidim të Qeverisë për një kohë të shkurtër. Me përjashtim të vetë anëtarëve të Qeverisë, Gjykata Speciale mund të jetë i vetmi faktor që nuk do të dëshironte një mocion mosbesimi sot”, ka shkruar Surroi, në një tekst, ku parashikon ditë të këqija për Qeverinë e re.
Ka thënë se sfida kryesor e Ramush Haradinajt do të jetë mbijetesa e Qeverisë pasi mandati i Ekzekutivit aktual nuk do të përfundojë pas katër vitesh.
Veton Surroi, mediat e të cilit e quajnë shkrimtar, publicist, politikan e pronar, ka qenë pjesë e politikës së Kosovës prej viteve 90’ta. Kishte marrë pjesë në Konferencën e Rambujes, ndërsa, pasluftës kishte themeluar një parti politike, me të cilën kishte dështuar të futej për herë të dytë në Parlament, në vitin 2007.
Gjykata Speciale ka aralajmëruar se do të nisë arrestimet e para të të dyshuarve kryesorë lidhur me krimet e pretenduara se janë kryer gjatë kohës së para, gjatë dhe pasluftës.
Por, pse është themeluar kjo Gjykatë?
Përgjigja është e qartë: për t’i sqaruar akuzat që janë shkruar nga një zviceran, Dick Martyt, në një raport 30 faqesh, ku i bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet e kryera gjatë luftës dhe me krimin e organizuar pas luftës.
Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngritën përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK’së.