Veton Surroi parashikon jetëgjatësinë e Qeverisë Haradinaj

Publicisti dhe shkrimtari Veton Surroi në një shkrim autorial botuar në të përditshme “Koha Ditore” ka parashikuar jetëgjatësinë e Qeverisë Haradinaj.

Ai është i bindur që kjo qeveri nuk do të ketë jetëgjatësi 4 vjeçare.

“Mandati katërvjeçar i kësaj Qeverie të Kosovës nuk do të përmbushet. Qeveria ka brishtësi të lartë me përbërjen nga një pakicë shqiptare dhe përfaqësuesve të pakicave etnike, prej të cilëve Lista Serbe është në varësi të drejtpërdrejtë të Beogradit. Kurdo që ta përfundojë mandatin në formë të parakohshme, qoftë në fund të këtij viti apo më vonë, sfida kryesore e Qeverisë nuk do të jetë ndryshimi i gjendjes në Kosovë, por mbijetesa e Qeverisë, dhe kjo shndërrohet pastaj në prioritetin parësor”, ka shkruar ndër të tjera Surroi.

Ai është i bindur se kjo qeveri nuk do të bëjë asgjë sa i përket temave të reja.

Madje, Surroi thekson se do të ketë riciklim të temave.

”Qeveria do të merret me tema të ricikluara pa kontekst të ri politik. Siç ka paralajmëruar në dokumentin e vet qeverisës, ajo do të merret me Demarkacionin me Malin e Zi,me themelimin e Asociacionit të komunave serbe, themelimin e Ushtrisë (FAK) me ligj. Nuk ka ndryshuar asnjë gjë në këto tri fusha që do të mundë të garantonte rezultat tjetër”, ka shkruar ai.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme