Vetting: Konsorciumi i ‘ABKONS shpk’ mori 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit, si u skualifkuan konkurrentet! Burrat e drejtoreshave të Ballukut në krye të firmave Besnik Leskajt

EMISIONI VETTING


Biznesmeni Besnik Leskaj është person i lidhur me Ledia Totaj, automatikisht është subjekt i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Nga informacionet e siguruara nga “Vetting”,  Besnik Leskaj ka deklaruar vetëm në vitin 2017 themelimin e degës së kompanisë “IKONS GLOBAL LIMITED” në Angli, por në vazhdim nuk ka deklaruar të ardhurat dhe shpenzimet me këtë kompani apo lëvizjen e aksioneve.

Por Besnik Leskaj është aksioner te kompania në Angli nëpërmjet një dege të kësaj kompanie që e ka themeluar në 2018 në offshoret e Maltës, e cila është një parajsë fiskale për biznesmenët që duan të fshehin pasuritë e tyre. Edhe në këtë rast, kjo kompani e cila zotëron aksione te kompania në Angli nuk është deklaruar në ILDKPKI nga Besnik Leskaj.

Nga dokumentet zyrtare, kjo kompani guackë është në pronësi të një kompanie tjetër malteze “Blessed Investment Limited”, e cila ka si pronar fundor kompaninë shqiptare “Blessed Investment” shpk. Kjo kompani është aksionere drejtpërdrejt te kompanitë e parqeve fotovoltaike, te kompania “IKONS” dhe “ABKONS” shpk, ku kjo e fundit ka marrë fonde nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

Në fillim të vitit 2021, konsorciumi i kompanive të huaja dhe shqiptare, ku ndër to ishte dhe kompania “ABKONS” e Besnik Leskaj do të fitonte tenderin 11 milionë euro nga Autoriteti Portual i Durrësit për hartimin e Projektit të detajuar teknik të Portit të ri tregtar të Integruar të Durrësit në Porto Romano.

Të gjitha kompanitë pjesëmarrëse u skualifikuan duke u shpallur automatikisht fitues bashkimi i kompanive “ABKONS shpk”, “HASKONINGDHV NEDERLAND B.V”, “ADEC ENGINEERING CONSULTANCY L.L.C”, “TAULANT” shpk, “GEO-ENG shpk”. Sipas Open Data Albania ky tender paraqet dyshime për korrupsion dhe favorizim nga Autoriteti Portual Durrës.

“Po ta regjistrosh një kompani në Shqipëri, futesh tek faqja e QKB-së dhe ti shikon të gjithë pronarët me emër dhe mbiemër. Ndërsa ai që e regjistron në offshore nuk e tregon pronarin”- shprehet Pano Soko.

Zv.ministri Ami Kozeli nuk është i vetmi, që ka familjarë të lidhur me Besnik Leskaj, pasi dy drejtoresha në Ministrinë e Infrastrukturës, Erjola Muka dhe Irena Malolli, të cilat janë anëtare të shoqërisë publike Hekurudha Shqiptare SH.a, bashkëshortët e tyre, përkatësisht Redjon Biba dhe Sokol Malolli janë drejtues te kompanitë “ABKONS” dhe “IKONS” të biznesmenit Besnik Leskaj që ka aksione te koncesioni i hekurudhës.

Është e paqartë nëse kemi konflikt interesi në këtë rast, por numri i lartë i personave të lidhur me biznesmenin ngrenë hije dyshimi, pasi duket sikur e gjithë infrastruktura është në shërbim të një familje biznesi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme