Vetura e parë në botë që deri në 100 km/h arrin për 1.9 sekonda

Një markë japoneze thotë se ka krijuar veturën e parë në botë e cila shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për më pak se 2 sekonda.

Aspark Owl në version elektrik u prezantua në panairin e veturave në Frankfurtit vitin e kaluar, transmeton tch. Vetura ka 430 kuajfuqi, peshon 860 kilogramë dhe shpejtësinë nga 0 deri në 100 km/h e arri për 1.9 sekonda.

Kjo do të thotë se një shpejtësi të tillë, ky model e arrin më shpejt edhe se veturat e Formulës 1.

 

Aspark thotë se do të prodhojë vetëm 50 modele të tilla dhe klientët duhet të paguajnë më shumë se 3 milionë euro nëse e duan një “bishë” të tillë në garazhin e tyre.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme