Vetura e vjedhur në Prishtinë gjendet në kufi me Maqedoninë e Veriut

Sot u raportua për një vjedhje të veturës në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Por Policia e Kosovës ka arritur që të gjejë veturën e vjedhur në Prishtinë, por që më pas u gjetë në kufi me Maqedoninë e Veriut.

“Ju konfirmoj lidhur me rastin e veturës së raportuar të vjedhur sot pasdite në Prishtinë se pas angazhimeve të zyrtarëve policor dhe bashkërendimit të veprimeve hetimore dhe operative në mënyrë profesionale Policia e Kosovës ka arritur që veturën në fjalë ta gjejë dhe lokalizoj në një lokacion në Komunën e Vitisë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut”, ka thënë zëdhënësi i policisë Daut Hoxha për Indeksonline.

Tutje u theksua se veprimet e tjera policore janë ende në proces për identifikimin dhe gjetjen e personit të dyshuari i cili ka braktisur veturën për t’iu shmangur arrestimit nga policia.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme