VETURA SERBE E NDALUR NË PRISHTINË NUK ËSHTË TAKSI ZYRTARE

Vetura me targa të Begoradit të Serbisë e ndalur para hotelit “Grand” në Prishtinë, e cila ka alarmuar sot Policinë e Kosovës, nuk është taksi zyrtare e qytetit të Beogradit.

Taksitë zyrtare të qytetit të Beogradit kanë në targat e tyre shkronjat “TX”, pas numrit të tabelave, raporton Insajderi. Siç shihet në foto, kjo veturë me pamjen e taksisë nuk ka shkronjat “TX” në targat e saj.

Vetura-taksi ka tabela të regjistrimit nga Beogradi, ndërsa në të nuk ndodhet shoferi.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, ka thënë se rreth orës 18, policia është informuar për një veturë të braktisur në atë lokacion. Por, sipas saj, ende nuk ka ndonjë informacion lidhur me këtë rast.

Një numër policësh janë në vendin e ngjarjes. /Insajderi.com

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme