Vetvendosje në Lipjan: Gjendja e bujqësisë, katastrofë totale

Shalqiri një frut me vlera të larta ushqyese dhe kuruese kalbet në arat e Shqipërisë dhe Kosovës

Një qasje në Google, në cilëndo nga gjuhët e botës do të gjejmë gjithëçka që tregon për vetitë kuruese dhe mrekullitë e Shalqirit frut ky shumë ekzotik dhe i dashur për mbarë njerzimin.

Shalqiri si frut i egër për herë të parë është hasur në Afrikë, në shkretirën e Kalaharit, së paku kështu thuhet dhe supozohet nga shkenca se ky frut ekzotik e ka prejardhjen e lashtë nga vendet e nxehta dhe shkretirat e Afrikës. Shteti i Afrikës ka pasur problem të mëdh sigurimin e ujit të pijes kështu që kjo bimë/frut i egër është perdorur si zëvendësues i ujit për njerëz dhe kafshë të shtetit të thatë që i mungon shumë uji i pijes. Kina e cila e kultivon sasinë ma të madhe të shalqirit në botë ka filluar të mbjellë këte frut që nga shekulli i X, Evropa e prej tyre ndër të parat Greqia, Turqia dhe vendet e nxehta me klimë kontinentale thuhet se kanë filluar ta kultivojnë këte artikull në shekullin e XIII, gjithënjë sipas shkencëtarëve ky frut erdhi në Evropë nga turistët arab të Egjiptit.Image may contain: plant and food

Për shalqirin shkenca dhe studjuesit e efekteve shëndetësore të përdorimit të këtij fruti thuhet: shalqiri është frut i mrekullive, konsiderohet si pije dhe ushqim, frut festiv edhe si dhuratë i cili përdoret sipas kulturave të popujve, pengues i dehidrimit, zëvendsues i lëngjeve në trupin e njeriut në kushtet e vapes dhe nxehtësisë së verës, zbutës natyral i lëkures së thatë, ndikon në nxirje të lëkures dhe lyerja me lëng shalqiri si edhe karrota kanë efekt shumë pozitiv për nxirje natyrale pa djegëje, fara e shalqirit e bluer forcon rrënjen e flokut, plotëson sasinë e kaliumit në organizëm, rregullon tensionin dhe funkcionimin e zemrës, permirson shikimin dhe funkcionin e syve, zgjeron dhe pastron enët e gjakut, një lloj i ri i shalqirit ndihmon shumë edhe diabetikët, farat e shalqirit gjejnë përdorim të gjerë dhe në shumë vende zëvendsojnë farat e lulediellit dhe të kungullit, vitaminat që gjenden në lëngun e shalqirit janë Vitamina A, C dhe kaliumi.

Tokat shqipëtare duke perfshi: Shqipëria, Kosova, Pjesa shqipëtare e Maqedonisë “Ilirida”, Ulqini me vendbanimet shqipëtare në Mal të zi dhe Qamëria, konsiderohen si vended he toka shumë të plleshme për kultivim të kësaj culture frutore shumë të rëndësishme për eksportin e vendeve tona. Gerqia, Maqedonia, Turqia por edhe Serbia janë kopnkurrentët më të forte të eksporteve shqipëtare. Shqipëria si një vend që po depertonte furishëm në tregun e Evropës perendimore dhe Britanisë së Madhe, po rrezikon të humb trendin e rritjes së eksportit e ndoshta edhe humbjen totale të prezencës në këto tregje. Mediat shqipëtare, frymëzuar nga një fermer shqipëtar sikur të ishin të porositura ose të paguara nga konkurenca apo nga shtetet e permendura ma lartë. Nga një rast i izoluar dhe me shumë mundësi i porositur dhe i paguar nga konkurentët të cilët u friguan nga eksporti i madh që shteti shqipëtar po bënte drejt shteteve perendimore. Rreziku i kalbjes së shalqirit nëpër arat e shqipëtarëve është permanent dhe thuajse i pashmangshëm, një rast i izoluar i një fermeri i cili nuk dihet se pë çfarë qëllimi doli me një propogandë kaq të keqe për shtetin e vet si ndodhi që mediumet shqipëtare ti japin aq shumë bujë një bujku kaq të papergjegjëshem dhe pë interesa të djallit të dëmtohet kaq shumë fermeri shqipëtar.  Image may contain: plant, grass, tree, outdoor and nature

Kosova është prodhues i njohur i shalqirit dhe sipas disa burimeve nga interneti thuhet se rekordi për nga pasha e një shalqiri është arritur në arat e Kosovës në një fshat të Rahovecit ku një kokërr shalqiri ka hyrë në librin GENIS me peshë prej 2,709kg. Lushnja si vendbanim në Shqipëri është vendi që prodhon shalqirin më të madh dhe më të rëndë në peshë për cope, dëshmi kjo edhe nga foto e një shalqiri të prodhuar në tokat e Lushnjes. Kosova prodhon sasi të konsideruara të shalqirit, por e mira është se dy shtetet shqipëtare nuk e konkurojnë njëra tjetren duke e ditur se vegjitacioni në Kosovë është ma i vonë se sa në Shqipëri dhe kështu nuk pengohen dy shtetet ndërmjet veti. Importi i shalqirit nga Maqedonia, Greqia, Turqia e Serbia po dëmton rënd bujqit. Shumë fermer nga Lipjani, për shumë vite kanë kultivuar shalqirin, para pak vitesh bujqit dhe fermerët nga Lipjani mbillnin shalqirin vetëm për nevoja familjare, duke e parë se kjo kulturë bujqësore po jep rendimente të mira dhe nuk po domtohet nga sëmundjet e mahershme, disa prej bujqëve Lipjanas si në Gadime, Llugaxhi, Bujari, Sllovi, Smallushë, filluan ta mbjellin në siperfaqe ma të madhe dmth edhe për treg. Angazhimi i famijeve të tëra, herë herë duke paguar punëtor, pastaj duke u angazhuar me mekanizëm bujqësor traktor e elevator për të lavru dhe përpunu tokën, plehrimi, preparatet dhe kemikalet, puset e ujit, sistemi i ujitjes, plehrat, mbrojtja nga sëmundjet, prashitja, plasmasta, vjelja dhe shumë punë të tjera. Bisedojmë me disa nga prodhuesit, njëri prej tyre një djalë i ri, dukej si punëtor i madh, i lodhur dhe i djersitur nga puna e përditshme që ka bërë në tokën e tij dhe i përkushtuar që të dalë në treg me disa prodhime vendore të kualitetit të lartë. Deri sa çmimi i pjeprit është deri diku profitabil, por sa ja vlenë kjo kur shalqiri shitet me një çmim që nuk e mbulon as gjysmen e kostos së këtij produkti. Duke pasë parasyshë se pjepri i pjekun nuk ka afat të qendrueshmërisë, bujku deklaron se shumë nga ky produkt përfundon në koshat e mbeturinave, kurse shalqiri i cili shitet me çmim 0.50 cent copa, e për këte çmim ky bujk ka vendosur mos ta shes fare sepse më mirë është të prishet në arë siç edhe tregojnë fotot nga tereni. Fillimi i këtij shkrimi është i lidhur me dështimin e madh të institucioneve qendrore dhe lokale të cilat nuk kujdesen për të ndihmuar bujqit që të vazhdojnë ta kultivojnë një frut kaq të kerkuar në tregun Evropian, me veti të jashtëzakonshme kuruese dhe shëndetsore, kurse bujku ynë detyrohet ta lë pa e vjelur dhe ti kalbet për shkakun e çmimit të ulët dhe pamundësinë e sigurimit të eksportit.  Parlamentarët tanë vazhdojnë të kalkulojnë interesat e tyre kush çka po përfiton nga pozita e deputetit, Qeveria në detyrë thuajse është paralizuar dhe nuk punon asgjë dhe përballen me ethet se duhet të ikin nga pushteti, komuna merret me ndonjë 100 metërsh asfalt, trotuare, pak terene sportive e ndonjë dekorim të shtratit të lumenjëve që nuk kanë as edhe një pikë uji, aty këtu rrjedh nga pak ujë nga kanalizimet të cilat destinacion e kanë lumin.Bujqësia dhe bujku duhet të përkrahen, të subvencionohen, të ndihmohen profesionalisht, të përdoren barierat doganore sezonale, çmimet damping për produktet bujqësore që Kosova i prodhon, pa mbrojtjen dhe ndihmën konkrete financiare nuk ka perspektivë për bujqësinë që sadopak me vetëiniciativë pat fillu të zhvillohet. Shtetet e ballkanit, Evropa dhe Turqia japin shumë ndihma kokrete finaciare për bujqit dhe produktet e tyre, kështu duhet të veproj edhe Kosova të ndihmoj financiarisht të gjithë prodhuesit dhe të siguroj mundësinë e sigurimit të produkteve bujqësore nga fatkeqësitë elementare si breshëri, vershimi, të ftohtit e acartë në pranverën e hershme dhe nga dëmtues të tjerë të kulturave bujqësore që me mund të madh I kultivon bujku dhe fermeri vendor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme