“Ju që keni përballuar sfidat dhe vështirësitë e 36 viteve, ju që keni çuar fëmijët në emigrim, refuzojeni këtë politikë që është përgjegjëse. Kjo politikë nuk ju shërben më. Mbajeni këtë shesh sepse është shpresa e fundit”, deklaroi gazetari.
Ai iu drejtua gjithashtu votuesve socialistë dhe demokratë, duke i ftuar të bashkohen me protestën, duke theksuar se sipas tij Shqipëria duhet të jetë mbi çdo parti politike.
Gjatë fjalës së tij, Stafa foli edhe për problematikat sociale, duke përmendur gjendjen e pensionistëve, sistemin shëndetësor, shkollat dhe emigracionin.
“Flasin për dhunën, por a ka dhunë më të madhe sesa ajo ndaj pensionistëve që, nëse nuk do të ishte ndihma e fëmijëve në emigrim, nuk do të ia dilnin dot? A ka dhunë më të madhe sesa spitalet pa ilaçe, shkollat që kanë marrë fund dhe shpopullimi?”, tha ai.
Duke iu referuar përplasjeve rreth protestave, Stafa u shpreh se qytetarët duhet të mos dekurajohen nga presioni apo propaganda.
“Vezët janë pak përballë dhunës. Sfida jonë është gushti, rezistoni. Mos u frikësoni nga presioni dhe duhet të rezistojmë. Edhe nëse një protestues mbetet në shesh, ai është më i fortë se kurrë”, përfundoi Osman Stafa.
Pjesë nga fjalimi:
Po mbani në jetë shpresën për Shqipërinë e drejtë. Nëse ky ujë do të ishte 36 vite i qelbur a do at pinit? A do t’ju shërbente?
A na shërben më politika 36-vjeçare?
Ju keni përballur sfida dhe vështirësitë e 36 viteve, ju që keni çuar fëmijët në emigrim, refuzojeni këtë politikë që është përgjegjëse. Kjo politikë nuk iu shërben më, mbajeni këtë shesh sepse është shpresa e fundit. Duhet të luftojmë për veten tonë.
Ju që na ndiqni nga shtëpia, socialistë të ndershëm, mos harroni se s’ka parti më të fortë se Shqipëria, lereni liderin tuaj, çfarë do të na japë më.
Demokratë të ndershëm partia juaj nuk frymëzon më ndaj bashkohuni në shesh.
Flasin për dhunën, por a ka dhunë më të madhe sesa ajo ndaj pensionistëve që po të mos jetë për fëmijët në emigrim nuk ia dalin dot?
A k dhunë më të egër sesa të lësh spitalet pa ilaçe?
A ka dhunë më të madhe sesa paratë që vijnë nga Europa t’i mbash për pasanikët?
A ka dhunë më të egër sesa shkollat që kanë marrë fund?
A ka dhunë më të egër sesa shpopullimi?
Ajo çfarë më thonë mjekët është se po vdesin të vetmuar sespe s’i kanë fëmijët pranë.
Vezët janë pak përballë dhunës.
Sfida jonë është gushti, rezistoni. Mos u frikësoni nga presioni dhe duhet rezistuar.
Mos u demoralizoni nga propaganda, edhe nëse një protestues në shesh është më i fortë se kurrë.