“Via Komerc”, Antikorrupsioni me dëshmi shtesë për Spasovskin

Gazetar: Mefail Ismaili

Antikorrupsioni do të dorëzojë dëshmi shtesë në Prokurori, të cilat sipas tyre konfirmojnë se Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski për tre muaj nuk ka nënshkruar vendimin që t’i merret leja e punës, kompanisë për kontrolle teknike ku “Besa Trans” ka kontrolluar autobusët e saj. Nga antikorrupsioni thonë se edhe pse kontrollet e autoriteteve kanë konstatuar që Kompania “VIA KOMERC” nuk i përmbush kushtet për punë, pasi të punësuarit nuk janë kompetent dhe profesionistë të kualifikuar për të kryer kontrolle teknike dhe duhet ti merret leja e punës për 30 ditë, Spasovski për tre muaj nuk e ka nënshkruar vendimin. Vendimin për ndërprerjen e përkohshme të punës së kompanisë për kontrolle teknike Spasovski e nënshkroi vetëm tre ditë pasi ka ndodhur tragjedia në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

“Nga vetë kontrolli inspektues deri në nënshkrimin e ndalesës për punë kanë kaluar tre muaj, do të thotë jo në kohë është nënshkuar, që do të thotë se në atë periudhë nga kontrolli inspektues deri në sjelljen e vendimit për ndalesën e kontrolleve teknike është bërë kontroll teknik i Autobusit të lartpërmendur, që me mosplotësimin e kushteve do të thotë se në mënyrë jo të rregullt ka punuar kontrolli teknik”, tha Shemshi Sallai, Anti-Korrupsioni.

Nga anti-Korrupsioni thonë do të kërkojnë nga Qeveria të ngre iniciativë për përgjegjësi ndaj ministrit të brendshëm Oliver Spasovski, sepse janë shkelur një sërë dispozitash të cilat kanë rrezikuar sigurinë në komunikacion.

“Janë shkelur një sërë dispozitash të sigurisë në komunikacion, e nëse ministri me qëllim ose pa qëllim nuk e ka nënshkruar vendimin në kohë, e nëse në atë procedurë ka pasur ndonjë lloj të ndikimit ose korrupsionit, sipas dëshmive që i kemi pranuar nuk është dëshmuar, por nga ana tjetër janë shkelur ato dispozita, tre muaj ka qëndruar vendimi i pashkruar dhe është shkaktuar ajo që është shkaktuar”, u shpreh Shemshi Sallai, Anti-Korrupsioni.

Më 23.11.2021 në autostradën Struma në Bullgari, u dogj autobusi i “BESA TRANS”, me udhëtarët të Maqedonisë të cilët kthehesh nga Stambolli. Në këtë tragjedi e humbën jetën 45 udhëtarë, vetëm shtatë i mbijetuan tragjedisë. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme