Viber ka përmirësuar aplikacionin me opsione të reja interesante

Më interesante është aftësia për të dërguar video mesazhe me kohëzgjatje 30 sekonda, kështu që shumë përdorues pikërisht në këtë mënyrë mund të urojnë Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

 

Pasi Facebook futi risi në aplikacionin Messenger, përmes të cilave tani gjashtë persona mund të marrin pjesë në video biseda, edhe aplikacioni Viber është përmirësuar me disa veçori të reja që do të kënaqë miliona përdorues, raporton zimo.dnevnik.hr.

Tani në Viber, djathtas nga shiriti për shkrim të tekstit dhe krahas butonit i cili ju lejon të dërgoni mesazhe me zë, është një tjetër i rëndësishëm, i cili i lejon përdoruesit  që në shpejtësi të dërgojnë mesazhe video. Me një prekje të shkurtër në ikonë, përdoruesit mund të zgjedhin nëse duan të dërgojnë audio të shpejtë apo video mesazh, ndërsa shtypja më e gjatë në buton e aktivizon automatikisht xhirimin video. Nëse videon nuk dëshironi t’a dërgoni, vetëm tërhiqeni gishtin gishtin tuaj në anën e majtë dhe regjistrimi do të ndërpritet ndërsa video do të fshihet. Viber këtë opsion e ka paraqitur në prag të festave, prandaj në këtë kompani besojnë se shumë përdorues në vend të mesazheve me tekst, do të urojnë Krishtlindjet dhe do ju dëshirojnë gjithë të mirat në Vitin e Ri vetëm duke dërguar mesazh me video.

Regjistrimi i këtyre mesazheve video është e kufizuar në tridhjetë sekonda, dhe përveç këtij opsioni  Viber sjell edhe shtojca për biseda, përmes të cilave përdoruesit mund të kërkojnë dhe të ndajnë përmbajtjen direkt brenda bisedës. Janë ridizajnuar edhe smiley, dhe është rritur numri i përdoruesve që mund të marrin pjesë në video biseda grupore ku tash lejohen deri në 250 përdorues.

Përndryshe, Viber është blerë në vitit 2014 nga kompanija Rakuten për 900 milionë dollarë dhe tani ky shërbim komunikimi ka rreth 860 milionë përdorues të regjistruar, nga të cilët rreth 260 milionë janë përdorues aktivë.

Sa i përket së ardhmes së Viber, në Tech Crunche thonë se kjo kompani do të mundet gjithnjë e më shumë të orientohet në e-tregëti dhe shërbime financiare në mënyrë që së shpejti me anë të këtij aplikacioni mund të bleni gjëra ose të kryeni transaksione financiare. Aktualisht në testim janë disa opsione në bashkëpunim me Western Union./GazetaExpress/.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme