VIDEO/ Dhunë brutale Tiranë, afro 200 tifozë holandezë me shkopinj e gurë përleshen me policinë! Një efektiv i dëmtuar

Një tjetër incident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë. Rreth 200 tifozë holandezë janë përleshur me policinë me shkopinj e gurë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mustafa Matohiti” e cila njihet ndryshe si “Rrugica e Salës”


Sipas të dhënave, gjatë përplasjes është dëmtuar një efektiv policie.

Policia i ndaloi i ktheu mbrapa se ishin nisur për në stadium ku janë tifozët e Romës.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Gazeta Shqiptare, përplasja ka qenë e fortë. Karrige, shkopinj e civilë të shtrirë në tokë, ndërsa efektivët e vendit janë detyruar të përdorin shkop gome.

Si pasojë janë shoqëruar tri tifozë ndërsa të tjerët janë larguar me vrap drejt qendrës.

VIJON…

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme