VIDEO/ Vrasja e efektivit nga kolegu në shkallët e komisariatit! Autori qëllon 6 herë pa mëshirë dhe vrapon! Polici tjetër…

Dalin pamjet e vrasjes së efektivit të policisë Çaush Saliasi mbrëmjen e djeshme në ambientet e komisariatit nr. 3 në Tiranë.

Në videon e marrë nga Euronews Albania nga kamerat e sigurisë duken autori dhe viktima që qëndrojnë brenda në komisariat bashkë me kolegët e tyre.

Fillimisht autori Ludian Zaimi shihet në fund të sallës ndërkohë që viktima është pranë derës. Nga lëvizjet e trupit duke se ka komunikim mes tyre dhe situata është e qetë.

Pas disa sekondash Zaimi nis të afrohet drejt derës ngadalë teksa ndalet në tryezën e koleges së tij që qëndron e ulur në sallë.

Në atë kohë viktima del jashtë dhe ulet në shkallët e godinës duke biseduar me një tjetër koleg.

Dalëngadalë atyre u bashkohet edhe autori i cili papritur nxjerr armën e shërbimit dhe nis të qëllojë në drejtim të Saliasit.

Ky i fundit zvarritet brenda godinës duke tentuar të mbyllë derën me këmbë për t’i shpëtuar plumbave por autori e shtyn derën disa herë dhe qëllon sërish.

Kolegu që ndodhet jashtë godinës vë duart në kokë, ndërsa të tjerët largohen nga dera nga frika për shkak se të shtënat nuk ndalojnë.

Pasi kryen vrasjen autori largohet me vrap në drejtim të rrugës kryesore. Zaimi qëlloi me 6 plumba ndaj Saliasit dhe u ndalua nga kolegët teksa përpiqej të largohej nga komisariati./GSH

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme