VIDEO/ “Dil nga makina!” -Publikohen pamje të reja nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Një video e re është publikuar nga momenti i arrestimit të kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.


Pamjet janë shpërndarë nga një kalimtar i momentit në aplikacionin TikTok, i cili dukshëm ka qenë i pranishëm kur efektivët kanë rrethuar automjetin në të cilin ndodhej Ilir Meta.

Në video, dëgjohen agjentët e BKH-së që i kërkojnë Metës të dalë nga makina.

Po ashtu, agjentët dëgjohen duke i kërkuar qytetarit që ka regjistruar videon, të heqë telefonin.

Në pamje shihen qartazi momentet e rrethimit të Metës, teksa një prej punonjësve blu i veshur civil dhe i maskuar, kryen manovrën indietro për të bllokuar makinën e kreut të Partisë së Lirisë, në mënyrë që të mos ketë akses të lëvizë.

♬ original sound – bebihasani

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme