U kap dhe u arrestua nga Policia e Fierit, autori i vrasjes së ish-bashkëshortes në fshatin Zhupan mbrëmjen e djeshme.
Policia e Fierit tha se pas 3 orë ndjekjesh në kushte të vështira për shkak të errësirës dhe rrezikshmërisë që kishte ky person pasi ishte i armatosur, u kap në një zonë të pyllëzuar në fshatin Peshtan bashkë me armën e krimit.
Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Zhupan, në banesën e ish-vjehrrit, Elton Metaj ka vrarë me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij S. B., menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe organizuan punën për kapjen e autorit i cili ishte larguar nga vendngjarja me një motomjet.
31-Vjeçari Elton Metaj nga fshati Peshtan akuzohet për “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, ai rezulton i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” , “Kundërshtim i punonjësit të policisë” dhe “Dhunë në familje” . Dosja e tij i kalon Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.