VIDEO – E tmerrshme/ E vrau babanë pse e ia shau Fetullah Gylenin!

Një ish polic në Turqi ka kryer një krim të tmerrshëm duke e vrarë babanë e tij vetëm se ai e kishte fyer figurën e Fetullah Gulenit.

Personi me inicialet Erol K, kishte dhënë dorëheqje nga policia tre vite më parë. Krimi brenda familjes ka ndodhur në Duzce, distriktin Kaynasli. Sipas medieve turke, Erol K, ka reaguar i nervozuar ndaj babait të tij 70 vjeçar, Xhemal K, shkaku se ai e kishte fyer Fetullah Gulenin, njofton portali Sakte.net

Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve në familje dhe pas një grindjeje i biri ka nxjerrë armën dhe ka plagosur të atin, sulm i cili ka rezultuar fatal përkundër ndërhyrjes së shpejtë të urgjencës.
Autori është kapur nga autoritetet turke dhe ndaj tij janë proceduar masat gjyqësore./Sakte.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme