VIDEO/ Pse mbërriti Meta në zyrat e FRD? Policia po dhunonte kreun e partisë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar fort ditën e sotme pasi policët e Erion Veliajt po nxirrnin nga zyrat partinë FRD, pas nënshkrimit të koalicionit me PD-në.

Por si mbërriti Meta aty?

Burime kanë bëtë të ditur se Presidenti Ilir Meta shkoi sot në zyrat e FRD-së pasi u informua se ndaj kryetarit të saj, Sali Shehu po ushtrohej dhunë fizike nga punonjësit e policisë.

Siç mund të verifikohet edhe nga pamjet filmike dhuna e papranueshme dhe e dënueshme e policisë ndaj Shehu u ushtrua edhe në praninë e Presidentit Meta.

Policët Bashkiakë kanë marrë urdhër nga Veliaj që të lironte zyrat.

Në shkresën e nisur ndaj FRD-së kërkohet lirimi i zyrave, pasi do të bëhet sistemimi i stafit.

Për të bërë të mundur lirimin e zyrave, policia bashkiake ka rrethuar godinën dhe hequr edhe dritat.

Meta ndërhyu pasi kjo lëvizje kishte prapavijë politike. Ai foli për mediat pas përzënies së policëve bashkiakë duke thënë që shkresa nuk kishte as vulë e firmë.

 

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme