Mediat në Greqi, kanë publikuar pamjet pak pas ekzekutimit mafioz të 32-vjeçarit shqiptar Roan Brahimi në Athinë, i cili njihet edhe si armiku i Ervis Martinajt.
Në pamje shihet se ka turma njerëzish ndërsa dëgjohen edhe sirena të shumta të makinave të policisë.
Vrasja është kryer në sy të gruas së tij dhe fëmijës të vogël, ndërsa dëshmitarë të këtij krimi kanë qenë shumë qytetarë.
NGJARJA
Krimi ndodhi rreth orës 21:30, në rrugën “Messolongiou”, kur 32-vjeçari dhe bashkëshortja e tij u ndalën me xhipin e zi në vendin e vrasjes.
Menjëherë u shfaq një motoçikletë me dy persona me helmeta të bardha. Ata parkojnë pranë xhipit dhe vrasin me gjakftohtësi shoferin – me tre të shtëna – brenda makinës.
Gruaja doli e frikësuar nga xhipi dhe bërtiste “ndihmë, ma kanë vrarë burrin”.
Në sheshin përballë ishte fëmija i tij, i cili ishte duke luajtur me shokët. Ndërkohë banorët dhe klientët e kafeneve aty pranë fillimisht menduan se zhurma erdhi për shkak të ndeshjes ku po luante Olympiakos
Autorët u larguan pa lënë gjurmë, teksa vrasësi konsiderohet si profesionist. Objektiv i tij ishte vetëm Roan Brahimi dhe jo gruaja.
Hetuesit do të këqyrin pamjet e kamerave të sigurisë për të analizuar itinerarin e vrasësve, të cilët e kanë ndjekur dhe nga cili drejtim u larguan pas krimit.
Me rëndësi konsiderohet edhe dëshmia e gruas, e cila ka qenë dëshmitare okularë, por për momentin nuk i është marrë për shkak të tronditjes që ka pësuar.
VIKTIMA
Viktima Roan Brahimi ka qenë një personazh i lakuar në disa ngjarje të rënda kriminale në qarkun e Lezhës, por jo vetëm.
3 vite më parë ai u shpall në kërkim nga policia pasi dyshohej se së bashku me 2 persona të tjerë, mes të cilëve Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozin, mësynë të armatosur në ambientet e një lokali në Lezhë.