Përfshihet nga flaket çatia e ndërtesës pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë. Në zonë kanë mbërritur menjëherë pas marrjes së informacionit forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë duke bërë të mundur lokalizimin e flakëve.
Për momentin po punohet për fikjen e plotë të zjarrit, ndërsa mësohet se flakët kanë përfshirë një godinë të vjetër pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve, por pa e rrezikuar këtë të fundit.
Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa grupi hetimor ka shkuar në zonë për zbardhjen e ngjarjes.