VIDEO/ Grabitet me armë zjarri një dyqan celularësh në kryeqytet. Policia shpërblim 5000 euro për çdo informacion të vlefshëm

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur paradite ne sotme (9 shkurt) në kryeqytet.



Mësohet  se një person i armatosur ka hyrë në një dyqan celularësh në zonën “Myslym Shyri” dhe ka marrë rreth 15 celularë.

Pas grabitjes autori i veshur me një xhup të kuq, kapele në kokë dhe një maskë të zezë në fytyrë është larguar me shpejtësi, ndërsa është filmuar nga kamerat e biznesit.

Policia e Tiranës  fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 09.02.2024, rreth orës 09:30, në rrugën “Myslym Shyri”, një person me maskë të zezë dhe me një xhup të kuq, nën kërcënimin e një sendi të dyshuar si armë zjarri pistoletë, ka marrë disa aparate celular në dyqanin e shtetasit M. F., dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e dokumentimin e autorësisë të kësaj ngjarje.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e tij.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrat e telefonit 112 dhe +355 69 410 0118 duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme