VIDEO – Hakerimi/ Publikohen numrat e telefonave të shqiptarëve

Një tjetër databaze është publikuar ditën e sotme nga hakerat iraniane. Bëhet fjalë për numrat telefonikë të shqiptarëve.

Në databazën e dërguar në ‘Homeland Justice’ shihet një listë prej 14 milionë numra celularë.

LEXO EDHE:

Kapet një shqiptar i shumë kërkuar pranë kufirit greko-shqiptar

Duket se bëhet fjalë për një historik të të gjitha kompanive telefonike që kanë operuar në Shqipëri, nga viti 2018 deri në vitin 2022, ndërsa nuk dihet se nga janë marrë.

Përveç publikimit të numrave hakerat kanë vendosur edhe të dhënat personale si emër, mbiemër, emrin e nënës dhe babait, numrin e kartës së identitetit, datëlindjen dhe se kur është regjistruar numri i celularit.

“Linjat telefonike shqiptare janë përdorur në shërbim të aktiviteteve terroriste të MEK në vende të tjera”, thuhet në mesazhin e hakerave në rrjetin e komunikimit.

Gjithashtu ata kanë publikuar pamjet nga një bazë e iranianëve të MEK në Shqipëri duke shkruar se ata kanë përdorur numrat e shqiptarëve për të kryer sulme terroriste në botë.

ImageImage

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme